Një zotëri e kishte zakon të blasfemonte çdo minutë. Shkon tek një prift dhe e pyet:
-O Atë, si të çlirohem nga ky ves?
Prifti i thotë:
-Biri im, çdo herë që blasfemon duhet t’ia dhurosh 10 euro njeriut të parë që takon.
Zotëria largohet në punë të vet. Pa bërë një minutë, shkel në një pellg në rrugë dhe blasfemon. Shikon rrotull dhe nuk ka asnjë njeri. Pas pak vëren një figurë femërore që afrohet. Ia zgjat 10 euro.
Zonja i thotë:
-Jo, dua 20 euro!
Zotëria i thotë:
-Mua prifti më tha 10 euro!
Zonja ia ktheu:
-Po prifti është klient i rregullt!
Komentet