Një profesor ishte i dashuruar mbas pikturave të rralla. Një ditë shkon në galeri, takon drejtorin dhe e pyet se a mos ka ndonjë pikturë interesante për ta blerë. O je me fat – i thotë drejtori – është një tabllo shumë e bukur që quhet “Lenini në Bukuresht”. Ti shko në shtëpi se do ta nis me ndihmësin tim.
Shkon profesori në shtepi dhe mbas pak vjen ndihmësi i drejtorit të galerisë me pikturën role. Me shumë kuriozitet, profesori e hap dhe shikon një grua nudo dhe një burrë me mustaqe. Çuditet dhe e pyet sjellësin:
– Kush është kjo gruaja?
– Gruaja e Leninit.
– Po ky burri me mustaqe?
– Stalini!
– Po Lenini mo Lenini ku është?
– Lenini është në Bukuresht pra!
Komentet