VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një i moshuar shkoi tek prifti dhe e pyeti nëse do të dëgjonte rrëfimin e tij

December 28, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë

Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë:
“Jam pak i shqetësuar. Nëna ime bleu një pallto të re dhe e hodhi të vjetrën, babai bleu një makinë të re dhe e hodhi të vjetrën…”
“Epo, pse shqetësohesh?”
“Kam dëgjuar të thonë se duan një fëmijë tjetër!!!”

Këndi i humorit: Dy miq po bisedojnë vesh me vesh

Dy miq po bisedojnë vesh me vesh:

“Më duhet t’ju tregoj 1 sekret të madh…”

“Thuaje!”

“Më mungojnë paratë, më duhet absolutisht 1 hua…”

“Mos u shqetëso, nuk do t’i tregoj askujt, në fakt, do të bëj sikur as nuk e kam dëgjuar!!!”

Këndi i humorit: Mësuesja korrigjon detyrat e gjeografisë dhe ndërkohë flet me një kolege

Mësuesja korrigjon detyrat e gjeografisë dhe ndërkohë flet me një kolege:
– Pjerini ka bërë një tjetër gjë të tmerrshme! Të gjitha detyrat i ka kopjuar nga shoqja e bangës!
Kolegia përgjigjet:
– Si mund të jesh e sigurt? Mund të jetë ajo që ka kopjuar nga Pjerini…
– Unë jam e sigurt për këtë! thotë mësuesja. – Një pyetje është: “Ku ndodhet Gadishulli Iberik?” Shoqja e bangës është përgjigjur: “Nuk e di.”, dhe Pjerini shkruan: “As unë nuk e di!!!”

Këndi i humorit: Hyn vrasësi në shtëpi dhe i gjen burrë e grua në shtrat

Hyn vrasësi në sthtëpi dhe i gjen burrë e grua në shtrat.

E pyet gruan: Si quhesh ti?

– Hatixhe, i thotë ajo.

– Ty nuk po të vras, se edhe nëna ime quhet Hatixhe.

E pyet burrin: Si quhesh ti?

Burri përgjigjet:

– Më quajnë Shaban, por të gjithë më thërrasin Hatixhe!!!

( nga faqja e Alket Koroshit në fb)

Këndi i humorit: Një shitës gazetash ulëret

Një shitës gazetash ulëret:

MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!

 

Një zotëri i intriguar blen gazetën, por nuk mund ta gjejë lajmin e reklamuar.

 

Pasi ka shfletuar gazetën, thotë shitësit:

– Këtu nuk ka asnjë lajm për mashtrim sensacional!

 

Shitësi i gazetave vazhdon:

MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!

 

 

Këndi i humorit: Një ditë mbreti Artur, duke u kthyer në kështjellë, teksa kalonte nëpër pyll

Një ditë mbreti Artur, duke u kthyer në kështjellë, teksa kalonte nëpër pyll, vuri re një shkrim të madh të verdhë të bërë sipër borës. Për habinë e tij të plotë, ai lexoi “I love Ginevra”. I tërbuar ai thirri Merlin Magjistarin për të hetuar për të zbuluar se kush ishte personi i pafytyrë që kishte shkruar një fjali të tillë.
Dy ditë më vonë Merlin kërkon një audiencë me Mbretin dhe me shumë siklet:
– Madhëria juaj, dy lajme, njëra më e keqe se tjetra. Bëra analizat dhe hetimet e nevojshme. Siç dyshonte Madhëria e Tij, shkrimi ishte bërë me pipinë e Ser Lançelotit.
– Dhe e dyta? – gjëmoi mbreti Artur, shumë i mërzitur
– Lajmi i dytë, Madhëri… është se shkrimi i dorës korrespondon me atë të Xhinevrës!!!

Këndi i humorit: Një zotëri shikon një zotëri tjetër të ulur në një stol

Një zotëri shikon një zotëri tjetër të ulur në një stol, i cili herë pas here gërvisht kapelën në kokë.

Ai i afrohet dhe e pyet përse e bëri atë gjest.

Tjetri thjesht i përgjigjet: sepse koka ime më kruhet.

– Po  juai po kruan kapelen,- ngulmon ai.

Zotëria i përgjigjet: Më falni, ju i hiqni pantallonat kur ju kruhet e pasmja?

Këndi i humorit: Një ditë Pjerini po ecte me gjyshen e tij

Një ditë Pjerini po ecte me gjyshen e tij.
Ai sheh 20E në tokë Ai pyet gjyshen e tij nëse mund t’i marrë.
Por ajo i përgjigjet: “Jo Pjerin, nuk merren gjërat në tokë!!!”

Pasi i bëjnë disa hapa, gjyshja rrëzohet e bie në tokë.

– Më ngre, Pjerin!- i thotë atij.

Pjerini i përgjigjet:

– Jo, nuk merren gjërat në tokë !!!!”

Këndi i humorit: Është një burrë në sallon me disa shokë dhe i thotë gruas

Është një burrë në sallon me disa shokë dhe i thotë gruas:

– Hej ti, nënë e 5 fëmijëve na sill diçka të pijmë!”

Gruaja sjell pijen dhe burri e falënderon:

– Faleminderit , nënë e 5 fëmijëve!

– Dhe ajo ia kthen:

– Me nder qofsh, baba i 3-ve!!!

Këndi i humorit: Pjerini e pyet mësuesen: çfarë do të thotë: I DON’T KNOW?

Pjerini e pyet mësuesen: çfarë do të thotë: I DON’T KNOW?

Mësuesja i përgjigjet: Nuk e di…

Dhe Pjerini: Në rregull, atëherë do të pyes dikë tjetër!!!

Këndi i humorit: Drejtori i një supermerkati pa shitësen dhe një klient të cilët po grindeshin dhe bërtiti

Drejtori i një supermerkati pa shitësen dhe një klient të cilët po grindeshin dhe bërtiti:
– Klienti ka gjithmonë të drejtë!!!!
Pas pak, ai e pyeti shitësen:
– Pse po grindeshit?
Dhe ajo u përgjigj:

-Më tha: jeni të gjithë hajdutë!!!

Këndi i humorit: Një ditë Adami shkoi te Zoti dhe i tha

Një ditë Adami shkoi te Zoti dhe i tha:
– Zot pse e bere kaq te bukur Even?
Dhe Zoti:
– Në mënyrë që ti ta duash atë!
Pastaj Adami e pyeti përsëri Zotin:
– Pse e bëre Evën kaq budallaqe?
Dhe Zoti:
– Në mënyrë qe ajo te te donte ty!!!…


Send this to a friend