Një grup miqsh 40-vjeçarë mendojnë se ku të takohen për drekë.
Së fundi bien dakord të shkojnë te Taivani, sepse kamarieret janë të këndshme.
Dhjetë vjet më vonë, në moshën 50 vjeçare, edhe një herë miqtë e analizuan ku të takoheshin për drekë.
Së fundi ata pajtohen që të shihen te Taivani, sepse ushqimi është i mirë dhe verërat të shkëlqyera.
Dhjetë vjet më vonë, në moshën 60 vjeçare, miqtë përsëri shqyrtojnë se ku duhet të takohen për drekë dhe në fund
ata bien dakord për Taivanin, sepse ai është një vend i qetë me një pamje të bukur të kryeqytetit.
Dhjetë vjet më vonë, në moshën 70 vjeçaree, miqtë diskutojnë se ku duhet të kenë drekën e tyre dhjetëvjeçare dhe zgjedhja bie
në Taivani, sepse restoranti është afër qendrës dhe nuk lodhen shumë deri atje.
Dhjetë vjet më vonë, në moshën 80 vjeçare, miqtë duhet të zgjedhin se ku mund të takohen për drekë. Së fundi ata vendosin
njëzëri të takohen tek Taivani, sepse atje nuk janë takuar asnjëherë!
Komentet