Një gjerman shkon me pushime në Shqipëri dhe atje sëmuret rëndë. Një shqiptar e ndihmon duke ia dhuruar gjakun.
Gjermanit i ndërrohet krejtësisht gjaku. Pasi shërohet ai i thotë shqiptarit:
-Ti nuk e merr me mend sa shumë të detyrohem. I kam vetëm një mijë euro me vete dhe mund t’i jap tani. Por është më mirë nëse ta dërgoj një shpërblim shumë më të madh pasi të kthehem në Gjermani.
Shqiptari iu përgjigj:
-Tashmë ti ke gjak shqiptari. Prandaj më mirë më jep 1 000 euro tani, se, kur të kthehesh në Gjermani, do ta harrosh fare nderin që të kam bërë.
Komentet