Një fshatar ngarkoi kafshën dhe shkoi të shiste prodhimet në qytet.
Pasi i shiti të gjitha, filloi të blente nga të tjerët çka i nevojiteshin.
Si mbaroi me pazarin, e ngarkoi përsëri kafshën dhe u nis për në fshat. Mirëpo e gjora kafshë nuk ecte shpejt.
E ndaloi, mori pak piper nga qeska që kishte blerë dhe ja vendosi kafshës prapa.
Kafsha eci aq shpejt sa i zoti s’po ndiqte dot pas.
Kështu mori edhe pak piper, e vendosi prapa vetes dhe kështu u balancua shpejtësia.
Shpejt arritën në shtëpi dhe kafsha u kthye brenda, kurse i zoti i pëshpëriti:
-Ti kthehu këtu, ndërsa unë do vazhdoj, se nuk më ka dalë piperi.
Komentet