Një fshatar i moshuar dhe i biri hyjnë për herë të parë në një supërmarket. Janë të mrekulluar nga çdo gjë që shikojnë. Vëmendjen ua tërheq sidomos një portë që hapet dhe mbyllet vetiu.
-E çfarë është kjo, baba? – e pyet djali.
Plaku, që nuk ka parë në jetën e tij një ashensor, i përgjigjet:
-Nuk kam idenë, biri im!
Ndërkohë një plakë prek një buton, ashensori hapet, plaka hyn në ashensor dhe plaku me të birin shikojnë se mbyllet porta. Pa u bërë një minutë, porta hapet dhe prej andej del një vajzë e bukur bionde.
Plaku, i tronditur, i thërret të birit:
-Shko shpejt në shtëpi dhe sille këtu mamanë tënde!
Komentet