Një ditë një i moshuar shkoi te berberi i tha atij djalit që punonte: “sa kohë duhet të pres në radhë?
-10 minuta- i tha ai.
-Po mire nëse është 10 minuta do pres. Kam një takim të rëndësishëm e nuk dua të bëhem vonë”.
U ul dhe pasi kishin kaluar 15 minuta berberi e thirri dhe i kerkoi falje që e vonoi.
-Shpresoj që nuk jeni vonuar shumë dhe nuk krijova ndonjë problem me takimin që keni.
-Në fakt- tha i moshuari ,do shkoj për darkë me gruan time. -Shumë mire- tha berberi, keni ndonjë vend të preferuar?
-Jo- tha ai. Ajo jeton në një shtëpi të moshuarish dhe unë shkoj cdo dite të ha darkën me të.
Pastaj duke ulur zërin tha -vuan nga Alskaimeri, nuk më dallon kush jam.
Shumë i çuditur berberi pyet:
-Pra ju shkoni cdo ditë të hani darkë me gruan edhe kur ajo as nuk ju njeh kush jeni?
Burri duke qeshur tha:
-Unë dhe gruaja ime kemi jetuar shumë vite bashkë.
Kemi kaluar momente të gëzuara dhe të trishtuara, gjithmonë duke e mbajtur njeri-tjetrin; ajo mund të mos e mbajë mend kush jam unë, por unë e kujtoj mirë kush është ajo”.
Komentet