Një ditë, në kopshtin e Edenit, Eva i tha Zotit:
– Zot, kam një problem!
– E çfarë problemi keni, Eva?
– Zot, unë e di që më keni krijuar dhe më keni siguruar me këtë kopsht të bukur, me gjithë këto kafshë të mrekullueshme dhe me atë gjarpër qesharak… por nuk ndihem vërtet e lumtur!
– Pse, Eva? – ishte përgjigja e menjëhershme e Zotit.
– Zot, ndihem i vetmuar. Dhe më kanë ardhur në majë të hundës mollët …
– Epo Eva, në këtë rast unë kam një zgjidhje. Unë do të krijoj një burrë për ju!
– E çfarë është ky burri, o Zot?!!!
– Ky ‘burri’ do të jetë një krijesë pak e metë me shumë anë negative. Ai do të gënjejë, do t’ju ngacmojë dhe do të jetë krenar, do t’ju krijojë shumë probleme. Do të jetë gënjeshtar e mashtrues, do të pëlqejë gjahun. Ai do të ketë një vështrim prej të marri, por meqenëse jeni duke u ankuar, unë do ta krijoj atë në mënyrë që ai të plotësojë nevojat tuaja fizike. Ai do të ketë mungesë intelekti dhe do të angazhohet në profesione infantile siç është lufta. Ai nuk do të jetë shumë i zgjuar dhe shpesh do t’i duhen këshillat tuaja.
“Kjo tingëllon qesharake”, – komentoi Eva, duke thartuar turirin. – Ku qëndron problemi?
– Epo … mund ta kesh me një kusht… – tha Zoti.
– Cilin? – pyeti Eva.
– Siç ju thashë, ai do të jetë krenar, arrogant dhe do t’i pëlqejë vetja… Kështu që ju do të duhet ta bëni atë që ai të besojë se u krijua ai së pari… por mos harroni… është sekreti ynë… mes qenies superiore dhe trurit superior! – iu përgjigj Zoti!
Komentet