Një burrë i thyer në moshë po udhëtonte në tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç !
Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej nje gezim i madh !
Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti :
-Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh !
Plaku buzëqeshi !
Pranë tyre ishte ulur një çift , që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq !
Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?!-menduan ata!
Papritmas djali bërtiti :
-Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali !
Më pas filloi të bjerë shi !
Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. !
Papritmas ai bërtiti:
-Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time !..Shiko … shiko…
Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut:
-Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë?!
Plaku u përgjigj:
-Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh per here te pare ne jeten e tij !
Nuk duhet ti gjykojme asnjehere njerzit pa i njohur.
Komentet