Një burrë shkon tek mjeku dhe i tregon:
-Mbrëmë u ktheva në shtëpi dhe e gjeta gruan në shtrat me një burrë të panjohur. Fillova të thërras duke kërcënuar se do të bëj kasaphanë. Por gruaja më tha të qetësohem dhe të shkoj në bar për të pirë një kafe. I dërmuar, shkova në bar dhe piva kafe. Por kur u ktheva, ajo ishte në shtrat me një burrë tjetër. Kërcënova sërish se do të bëj masakër, por gruaja më tha të shkoj prapë në bar e të marr një tjetër kafe. Kjo më ndodhi dhjetë herë rresht.
Mjeku i thotë:
-Po pse vjen dhe ma tregon mua këtë gjë?
Burri përgjigjet:
-Doktor, të marrësh dhjetë kafe në një mbrëmje a nuk të bëjnë keq?
Komentet