Nje burre kish blere nje makine te re.
Per te provuar makinen ai del ne autostrade dhe e nget ate me shpejtesi.
Nje patrulle policie i ben thirrje te ndaloje por ai mendon “e kush mund ta kape nje mercedes te ri akull”,
dhe rrit shpejtesine akoma me shume.
Por vjen nje moment qe i mbaron karburanti dhe ndalon.
Makina e policise afrohet dhe njeri prej tyre nxjerr bllokun e gjobave.
Si per dreq fletat e bllokut kishin mbaruar dhe polici i thote:
– Po me the nje arsye bindese pse nuk ndalove do te le te shkosh.
Burri mendohet pak dhe thote:
– Para pak kohesh me la gruaja dhe iku me nje polic…
– E ç’lidhje ka kjo, e pyet polici.
– Po ja nuk ndalova se mendova se mos ishe ti dhe doje te ma ktheje mbrapsht…..
Komentet