Një 92 vjeçar po ecën nëpër një park dhe sheh një bretkosë. Ai e merr bretkosën në dorë dhe ajo i thotë: “Nëse më puth, do të kthehem në një princeshë të bukur dhe do të jem e jotja për një javë.” Plaku e vendos bretkosën në xhepin e tij. Bretkosa bërtet: “Hej, nëse më puth, unë do të kthehem në një princeshë të bukur dhe do të bëj dashuri me ty për një muaj të tërë”. Plaku e shikon me ironi bretkosën dhe i thotë: “Në moshën time vërtet më mungon edhe një bretkosë llafazane!“
Komentet