TEMA E HARTIMIT. SEKS, RELIGJION, MISTER
ZHVILLIMI I HARTIMIT: 1. Motra ime është shtatzënë… (seks)
2. Oh, i Madhi Zot! (Religjion)
3. Kush e la shtatzënë?!!! (Mister)
TEMA E HARTIMIT. SEKS, RELIGJION, MISTER
ZHVILLIMI I HARTIMIT: 1. Motra ime është shtatzënë… (seks)
2. Oh, i Madhi Zot! (Religjion)
3. Kush e la shtatzënë?!!! (Mister)
Një djalë dhe një vajzë përpiqen të kenë përvojën e tyre të parë.
Ai është i turpshëm dhe ajo dëshiron ta bëjë atë të ndihet rehat.
Ajo i thotë me sensualitet:
“A do të shohësh se ku më kanë operuar për apendicitin?”
Dhe ai ia kthen:
“Oh jo, i urrej spitalet!!!”
Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë:
“Jam pak i shqetësuar. Nëna ime bleu një pallto të re dhe e hodhi të vjetrën, babai bleu një makinë të re dhe e hodhi të vjetrën…”
“Epo, pse shqetësohesh?”
“Kam dëgjuar të thonë se duan një fëmijë tjetër!!!”
Dy miq po bisedojnë vesh me vesh:
“Më duhet t’ju tregoj 1 sekret të madh…”
“Thuaje!”
“Më mungojnë paratë, më duhet absolutisht 1 hua…”
“Mos u shqetëso, nuk do t’i tregoj askujt, në fakt, do të bëj sikur as nuk e kam dëgjuar!!!”
Mësuesja korrigjon detyrat e gjeografisë dhe ndërkohë flet me një kolege:
– Pjerini ka bërë një tjetër gjë të tmerrshme! Të gjitha detyrat i ka kopjuar nga shoqja e bangës!
Kolegia përgjigjet:
– Si mund të jesh e sigurt? Mund të jetë ajo që ka kopjuar nga Pjerini…
– Unë jam e sigurt për këtë! thotë mësuesja. – Një pyetje është: “Ku ndodhet Gadishulli Iberik?” Shoqja e bangës është përgjigjur: “Nuk e di.”, dhe Pjerini shkruan: “As unë nuk e di!!!”
Hyn vrasësi në sthtëpi dhe i gjen burrë e grua në shtrat.
E pyet gruan: Si quhesh ti?
– Hatixhe, i thotë ajo.
– Ty nuk po të vras, se edhe nëna ime quhet Hatixhe.
E pyet burrin: Si quhesh ti?
Burri përgjigjet:
– Më quajnë Shaban, por të gjithë më thërrasin Hatixhe!!!
( nga faqja e Alket Koroshit në fb)
Një shitës gazetash ulëret:
MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA! MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA! MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!
Një zotëri i intriguar blen gazetën, por nuk mund ta gjejë lajmin e reklamuar.
Pasi ka shfletuar gazetën, thotë shitësit:
– Këtu nuk ka asnjë lajm për mashtrim sensacional!
Shitësi i gazetave vazhdon:
MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA! MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA! MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!
Një ditë mbreti Artur, duke u kthyer në kështjellë, teksa kalonte nëpër pyll, vuri re një shkrim të madh të verdhë të bërë sipër borës. Për habinë e tij të plotë, ai lexoi “I love Ginevra”. I tërbuar ai thirri Merlin Magjistarin për të hetuar për të zbuluar se kush ishte personi i pafytyrë që kishte shkruar një fjali të tillë.
Dy ditë më vonë Merlin kërkon një audiencë me Mbretin dhe me shumë siklet:
– Madhëria juaj, dy lajme, njëra më e keqe se tjetra. Bëra analizat dhe hetimet e nevojshme. Siç dyshonte Madhëria e Tij, shkrimi ishte bërë me pipinë e Ser Lançelotit.
– Dhe e dyta? – gjëmoi mbreti Artur, shumë i mërzitur
– Lajmi i dytë, Madhëri… është se shkrimi i dorës korrespondon me atë të Xhinevrës!!!
Një zotëri shikon një zotëri tjetër të ulur në një stol, i cili herë pas here gërvisht kapelën në kokë.
Ai i afrohet dhe e pyet përse e bëri atë gjest.
Tjetri thjesht i përgjigjet: sepse koka ime më kruhet.
– Po juai po kruan kapelen,- ngulmon ai.
Zotëria i përgjigjet: Më falni, ju i hiqni pantallonat kur ju kruhet e pasmja?
Një ditë Pjerini po ecte me gjyshen e tij.
Ai sheh 20E në tokë Ai pyet gjyshen e tij nëse mund t’i marrë.
Por ajo i përgjigjet: “Jo Pjerin, nuk merren gjërat në tokë!!!”
Pasi i bëjnë disa hapa, gjyshja rrëzohet e bie në tokë.
– Më ngre, Pjerin!- i thotë atij.
Pjerini i përgjigjet:
– Jo, nuk merren gjërat në tokë !!!!”
Është një burrë në sallon me disa shokë dhe i thotë gruas:
– Hej ti, nënë e 5 fëmijëve na sill diçka të pijmë!”
Gruaja sjell pijen dhe burri e falënderon:
– Faleminderit , nënë e 5 fëmijëve!
– Dhe ajo ia kthen:
– Me nder qofsh, baba i 3-ve!!!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet