Në trupin e njeriut po komunikonte shpirti me mendjen:
Shpirti pa një shishe me raki dhe i tha mendjes:
-Do më japësh leje të pi një gotë raki??
-Jo, – i tha mendja -, se të bën dëm!!
-Po unë e dua një gotë raki, vetëm një gotë do pi.
-Epo mirë, pije një gotë raki! – i tha mendja.
Pasi e mbaroi gotën e rakisë, – shpirti i tha serish mendjes:
-Të lutem, mund ta pi dhe një gotë raki?
-E pive një gotë e më shumë të bën dëm.
-Po dhe këtë gotë do pi e nuk pi më!!!
-Epo mirë, pije dhe këteë! – i tha mendja.
Pasi shpirti mbaroi gotën e dytë, i tha mendjes:
-Dua të pi dhe një gotë tjetër me raki!!
Mendja iu përgjigj:
-Tani pi sa të duash, se unë po iki fare!!!!
Komentet