Në një lagje në Tiranë disa çuna po rrinin bashkë tu bo muhabet e tu hongër fara. Kalon një burrë aty pranë. Çohet njëri prej djemve, i afrohet burrit dhe i thotë duke i kapur faqen:
– Hë mo buçko, mireeee!
Burri nuk i tha asgjë dhe u largua. Ditën tjetër e njëjta gjë. Djaloshi sa e shikon i afrohet dhe i kap përsëri faqen:
– Hë mo buçko, mireeeeee!
E kështu, e njëjta situatë disa ditë me rradhë. Burri shkon një ditë dhe i tregon gruas se çfarë i ndodhte pothuajse çdo ditë para se të vinte nē shtëpi. Dhe gruaja, kuptohet i sugjeroi që mos të merrej me ta, pasi ishin të gjithë rrugaçë dhe injorantë.
Ditën e nesërme duke u kthyer në shtëpi i njëjti djalosh e ndalon përsëri, i kap faqen dhe i thotë:
– Hë mo buçko mireeeee, ke fillu me më spiunu eeeeee!!!
Komentet