Në shkollë, shokët e klasës i thonë Gjonit se shumica e të rriturve po fshehin të paktën një sekret të errët, prandaj është shumë e lehtë t’i shantazhosh duke thënë: “E di tërë të vërtetën”. Gjoni vendos të shkojë në shtëpi dhe ta provojë.
Nëna e Gjonit e përshëndet atë në shtëpi, dhe ai i thotë asaj, “Unë e di gjithë të vërtetën.” Nëna e tij shpejt i jep atij $ 20 dhe thotë: “Vetëm mos i thuaj babait.” Mjaft i kënaqur, djali pret që babai i tij të kthehet në shtëpi nga puna dhe sa përshëndeten i thotë atij: “Unë e di gjithë të vërtetën”. Babai menjëherë i jep atij $ 40 dhe i thotë: “Të lutem, mos ia thuaj asnjë fjalë nënës.”
Shumë i kënaqur, djali niset për në shkollë të nesërmen, kur ai e sheh postierin në derë. Djali e përshëndet duke i thënë: “E di tërë të vërtetën”. Postieri menjëherë lëshon postën, hap krahët dhe i thotë: “Atëherë, eja t’i japësh babait tënd një përqafim të madh!”
Komentet