VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Në restorant, një zonjë e thërret kamerierin dhe i thotë atij

July 10, 2019
2 Comments
  • author avatar
    rodric camela 6 years ago Reply

    Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
    (1) Ju doni ish tuaj prapa.
    (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
    (3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
    (4) Ju dëshironi një fëmijë.
    (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
    (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
    (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
    (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
    (9) Ndaloni divorcin
    (10) Thirrja e riteve të parave
    (11) Fito zgjedhjet

Komentet

Këndi i humorit: Gruaja është në shtrat me të dashurin e saj të zjarrtë

Gruaja është në shtrat me të dashurin e saj të zjarrtë.

Pasioni i mbërthen… Të kapur pas njëri-tjetrit, dëgjojnë hapa që ngjiten nga shkallët…

Hapet papritur dera e dhomës së gjumit:

“O Zot i madh, burri im!” bërtet gruaja, dhe duke u kthyer nga i dashuri i saj i thotë: “Të bëjmë sikur nuk e njohim njëri-tjetrin!!!”

Këndi i humorit: Një ditë dielli pyet hënën, duke e parë atë shumë të zbehtë

Një ditë dielli pyet hënën, duke e parë atë shumë të zbehtë:

– Hej, po më dukesh e zbehtë?!?

I përgjigjet hëna:

– Eh! Më duhet të rri gjithë natën zgjuar!!!

Këndi i humorit: Pjerini këndon me sokëllima në tren…

Pjerini këndon me sokëllima në tren…
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva…
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva……
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva…
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva…
Një zonjë shumë e irrituar bërtet e tërbuar: -TANI E DI EDHE UNË ATË KËNGË!!!!!-

Ej bukuroshe e lezetshme?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?! Puthjet e mia në buzët e tua!!!…

Këndi i humorit: Një mjek këshillon pacientin e tij mbipeshë

Një mjek këshillon pacientin e tij mbipeshë:
– Nëse ecën dhjetë kilometra në ditë për një vit, padyshim që do të arrish peshën ideale!
Një vit më vonë pacienti thërret mjekun:
– Doktor doja t’ju falenderoja sepse ishte ashtu siç thatë, por tani kam një problem!
– Dhe cili është ky problem?
– Tani jam 3650 kilometra larg shtëpisë!!!

Këndi i humorit: Në stacionin e trenit ka një peshore që zbulon se kush je

Në stacionin e trenit ka një peshore që zbulon se kush je.

Gjergji kalon pranë dhe vendos të provojë.

Peshorja i thotë: “Ti je Gjergj Kashta dhe po pret trenin e orës 2.30 në platformën 2”.

Gjergji habitet dhe shkon të ndryshojë.

Kthehet i veshur si klloun dhe ngjitet në peshoren që thotë:

“Ti je Gjergj Kashta dhe po pret trenin 2.30 në platformën 2”.

Ai kthehet sërish i veshur si grua dhe peshorja thotë:

“Ti je Gjergj Kashta dhe po pret trenin 2.30 në platformën 2”.

I pa kënaqur, ai provon përsëri disa herë, duke provuar maskimet më të çuditshme, por peshorja e njeh çdo herë.

Në një moment të caktuar, ndërsa ai rikthehet, peshorja i thotë:

“Ti je Gjergj Kashta dhe duke u bërë si idiot ke humbur trenin 2.30 në platformën 2!!!”

Aforizmi i ditës- 5 mars 2025

Një zonjë shkon te mjeku i syve e shoqëruar nga djali i saj.

-Vizita është për ju apo për fëmijën?

-Për mua, por djalin e solla se unë nuk di të lexoj!!!…

Këndi i humorit: Një gazetar interviston një marinar pas mbytjes së një anijeje

Një gazetar interviston një marinar pas mbytjes së një anijeje:
– Pra, a e dini pse u mbyt anija?
Detari, i zënë ngushtë:
– Epo, shiko… dëgjo, i thashë kapitenit se nuk po e mbyllja dot rubinetin!!!

Këndi i humorit: Një dado kthehet në shtëpinë e punëdhënësit të saj pas një mëngjesi në park

Një dado kthehet në shtëpinë e punëdhënësit të saj pas një mëngjesi në park.

Nëna e fëmijës vrapon drejt karrocës:

– Bukuroshi i mamit! …por…por ky nuk është djali im!!!

– Zonjë, më keni urdhëruar ta ndërroj nëse bëhet pis!!!

Këndi i humorit: Mësuesja e pyet Luigjin

Mësuesja e pyet Luigjin:

– Luigj, ku e ka vrarë Jul Cezarin?

Luigji i përgjigjet:

– Zonja mësuese, ju lutem, a mos ju duket se unë jam spiun?!!!

Këndi i humorit: Ajnshtajni shkon në një koktej dhe një djalë vjen për të folur me të

Ajnshtajni shkon në një koktej dhe një djalë vjen për të folur me të.

Ajnshtajni e pyet:

– Cili është IQ-ja (Koeficienti i inteligjencës) juaj?

– 200! – i pergjigjet djali.

Pra, Ajnshtajni i flet atij për relativitetin, për sistemet më të mëdha…

Pak më vonë, një person tjetër shkon për të folur me të. Ajnshtajni pyet:

– Cili është IQ-ja juaj?

– 150! – përgjigjet ai.

Pra, Ajnshtajni i flet atij për të drejtën ndërkombëtare, për problemet etike për shkaqet e manipulimit gjenetik…

Pak më vonë, një person i tretë shkon për të folur me të.

Ajnshtajni e pyet:

– Cili është IQ-ja juaj?

– 100!

Pra, Ajnshtajni i tregon për qeverinë, normën e interesit të llogarive rrjedhëse, çmimin e benzinës…

Pak më vonë, një person tjetër shkon për ta vizituar.

Ajnshtajni e pyet:

– Cili është IQ-ja juaj?

– 50! – i pergjigjet ai.

Pra, Ajnshtajni i tregon për “Operacionin Triumfi”, “Big Brother”, “You’ve Got Mail!”…

Në fund të natës, afrohet një person i fundit.

Ajnshtajni e pyet:

– Cili është IQ-ja juaj?

– 10! – përgjigjet ky i fundit.

Pastaj Ajnshtajni e pyet:

– Pra… si po shkon ky Partizani këtë kampionat?

Këndi i humorit: Një burrë shkon në lokal dhe i thotë kamarierit

Një burrë shkon në lokal dhe i thotë kamarierit:
– Një birrë, të lutem.
Kamerieri sjell birrën:
– Ja ku e keni, zotëri.
– Por kjo birrë është thjesht shkumë!
– Prit pak! Së shpejti shkuma do të zhduket dhe do të mbetet vetëm birra.
Pastaj klienti pyet kamarierin:
– Më falni, sa kushton?
– Kushton tre euro.
Klienti vendos një monedhë një euro në banak, në atë moment kamaerieri thotë:
– Më falni, por kushton tri euro, jo një!
– Prit pak, së shpejti do të jenë tri!!!

Këndi i humorit: Një ditë një zonjë takon Pjerinin të ulur në trotuar duke qarë i dëshpëruar dhe e pyet

Një ditë një zonjë takon Pjerinin të ulur në trotuar duke qarë i dëshpëruar dhe e pyet:

– Çfarë po ndodh me ty Pjerin?

– Kam gëlltitur aksidentalisht dy tuba boje.

– Oh! Dhe çfarë ju këshilloi mjeku?

– Më tha të gëlltis një kilogram letër thithëse!!!


Send this to a friend