Në kohën e Baba Qemos, shkoi Shero në qytet.
S’kishte pa dynja me sy.
Kalon para një pasqyre.
Sheh veten e tij dhe thotë:
-Ua, paskam një vëlla binjak.
E bleu pasqyrën dhe e futi në dollap.
Dhe çdo mëngjes e përshëndeste.
Një ditë gruaja e tij hapi dollapin dhe bërtiti si e çmendur.
Shkoi me vrap te vjehrra dhe i tha:
– Oj nane, Shero më tradhton. E ka fshehë kurvën në dollap.
Shkoi plaka të shihte dhe u çudit duke thënë:
-Oj maskarai, me këtë shtrigën të tradhton ty ai qeni?
Komentet