Në bar një burrë iu rrëfehet miqve të tij:
-Jam me të vërtetë i lumtur. Nuk e kisha kuptuar kurrë që ime shoqe më donte kaq shumë, deri ditën që nuk shkova në punë, se isha sëmurë…
-Pse, çfarë bëri ajo atë ditë?
-Ajo ishte aq e lumtur që isha unë në shtëpi, saqë, çdo herë që binte zilja, si për shembull kur erdhi komshiu, shitësi i qumështit apo ca reklamues, bërtiste me zë të lartë “Kam burrin në shtëpi, kam burrin në shtëpi”.
Komentet