Nastradinin e çoi puna në qytet dhe nuk kishte marrë para me vete. Kaloi pranë një dyqani të hallvave dhe i shkoi mendja për të ngrënë hallvë.
Ai hyri në dyqan, mori një copë hallvë dhe filloi të hajë. I zoti i dyqanit e pa dhe erdhi e filloi t’i bërtiste:
-Si guxon të marrësh dhe të hash hallvë pa pyetur dhe pa paguar?
Kur Nastradini nuk ia vuri veshin fare, i zoti i dyqanit u nervozua dhe filloi ta shqelmojë.
Nastradini vazhdoi të hajë dhe iu tha të pranishmëve që po shikonin se çfarë po ndodhte:
-Këta të qytetit janë njerëz të mirë: të godasin e të shqelmojnë që ti të hash këso hallve kaq të shijshme!
Komentet