Tre dijetarë të famshëm, të cilët po udhëtonin nëpër botë, erdhën në Akshehir për të biseduar me Nastradini për të cilin kishin dëgjuar gjithandej ku kishin qenë. Nastradini u takua me diejtarët në një tubim të organizuar me respektin më të madh për hir të mqve të ardhur. Pas një banketi me të gjitha të mirat, ata e morën mënjanë Nastradinin dhe njëri prej dijetarëve e pyeti Nastradinin:
“Nastradin, ku është qendra e Tokës?”
Duke treguar me gisht gomarin e tij, i cili ishte lidhur në oborrin përballë, Nastradini tha:
“Është tek huri ku kam lidhur gomarin tim.”
“Si e di ti këtë?” e pyeti dijetari.
“Nëse nuk më beson mua, fillo dhe mate,” ia ktheu Nastradini.
Atëherë e pyeti dijetari tjetër:
“Nastradin, sa yje janë në qiell!”
“Në qiell janë aq yje sa qime ka në bishtin e gomarit tim,” u përgjigj ai.
“Si mund ta provosh këtë?” e pyeti dijetari.
“Nëse nuk më beson mua, atëherë shko e numëroi vetë,” iu përgigj Nastradini.
Dijetarët mbeten aq të befasuar nga përgjigjet e menjëhershme të Nastradinit saqë dijetari i tretë hoqi dorë nga pyetjet e mëtejshme.
Komentet