Nastradini po riparonte çatinë kur dera e shtëpisë trokiti. Ai shikoi poshtë dhe pa një njeri para derës së shtëpisë.
-Zotëri, çfarë doni? – e pyeti Nastradini.
-Ejani poshtë dhe ju tregoj, – i tha ai.
Nastradini zbriti poshtë dhe ia hapi derën. Njeriu tha:
-Më duhen ca para? A mund të më japësh?
-Mirë, – i tha Nastradini, – eja me mua në çati!
Kur u ngjitën në çati, Nastradini i tha:
-Nuk mund t’i jap. Nuk kam fare para.
-Ti mund të më thoshe, kur ishim tek dera, – i tha ai.
-Edhe ti mund të m’i kërkoje paratë kur unë isha majë çatisë, – i tha Nastradini.
Komentet