VOAL

VOAL

Këndi i humorit – Nastradini: Nëse është fjala për qyrk e kostum

April 16, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Një djalë shumë sportiv i drejtohet një miku me natyrë më të qetë dhe i thotë

Një djalë shumë sportiv i drejtohet një miku me natyrë më të qetë dhe i thotë:
– Dëshiron të bësh maratonën me mua?
– Për çfarë bëhet fjalë? – pergjigjet tjetri.
Pastaj i pari specifikon:
– Duhet të përshkojmë 42 km e 195 metra…
Dhe miku i qetë i përgjigjet:
– Mirë, por vrapo ti kësaj here se unë jam i lodhur!

Këndi i humorit: Një grup burrash janë në dhomën e zhveshjes së një klubi golfi

Një grup burrash janë në dhomën e zhveshjes së një klubi golfi.
Një telefon celular në një stol bie dhe një nga anëtarët e klubit përgjigjet duke ndezur altoparlantin.
Të gjithë të tjerët ndalojnë për të dëgjuar.
AI: “Gati?”
AJO: “E dashur, jam unë. A je në klub?”
AI: “Po.”
AJO: “Jam në qendrën tregtare dhe gjeta një xhaketë lëkure shumë të lezetshme për vetëm 1000 euro. A bëj mirë nëse e marr?”
AI: “Sigurisht, bleje nëse të pëlqen vërtet.”
AJO: “Shkova fillimisht në sallonin e makinave Mercedes dhe menaxheri më tregoi koleksionin e vitit 2009. Është një model që më pëlqen shumë…”
AI: “Sa?”
SAJ: “90,000?”
AI: “OK, por për atë çmim dua edhe të gjitha opsionet.”
AJO: “Shkëlqyeshëm! Oh, dhe një gjë tjetër… shtëpia që doja vitin e kaluar është përsëri në shitje. Ata po kërkojnë 950,000?”
AI: “Mirë, bëju një ofertë prej 900,000. Ata ndoshta do të pranojnë. Përndryshe, ne do t’u japim 50,000 të tjerat, për atë çmim duket si një marrëveshje e mirë.”
AJO: “OK. Shihemi më vonë! Të dua shumë!!”
AI: “Përshëndetje, edhe unë të dua shumë.”
Burri e mbyll telefonin.
Të tjerët e shikojnë me mosbesim, pa fjalë.
Në këtë moment ai buzëqesh dhe pyet: “A e di ndokush i kujt është ky celular!!!”

Këndi i humorit: Dy dhi enden të uritura duke kërkuar ushqim në shkretëtirë…

Dy dhi enden të uritura duke kërkuar ushqim në shkretëtirë…
Papritur njëra nën një shtresë rëre gjen celuloidin e një filmi të madh, në pak sekonda e gëlltit në kafshata të mëdha.

Dhia tjetër që po e shikonte me habi i thotë: – Si ishte, mirë?

Dhe tjetra me një grimasë neverie: – Epo,… në versionin libër ishte më i mirë…

Këndi i humorit: Një zotëri pyet mikun e vet: “E shoh që i keni prerë qenit bishtin… Pse??”

Një zotëri pyet mikun e vet: “E shoh që i keni prerë qenit bishtin… Pse??”

“Do ta shpjegoj menjëherë… Pas tri ditësh vjen vjehrra tek ne dhe qëndron një muaj… Nuk dua që qeni, duke tundur bishtin, t’i krijojë përshtypjen se është dikush i lumtur në shtëpi!!!…”

Këndi i humorit: Pjerini shkon te babai i tij dhe i thotë

Pjerini shkon te babai i tij dhe i thotë:
– Babi, a është e vërtetë thënia “një mollë në ditë e mban mjekun larg”??
Babai:
-Po! pse?
Pjerini:
– Atëherë ma jep menjëherë një mollë se theva me top dritaren e doktorit!!!

Këndi i humorit: Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë

Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë.

I dëshpëruar, polici ua drejton armën. Dy dashnorët të tmerruar kërkojnë falje dhe i luten të mos i vrasë.

Por polici, tejet i tronditur, ia drejton vetes armën në kokë.

Dy dashnorët shikojnë njëri-tjetrin të gëzuar dhe fillojnë të qeshin me zë të lartë.

 

Dhe polici:

“Oh po, qeshni, qeshni, se pastaj vjen radha juaj!!!…”

Këndi i humorit: Nikolla me Rozën duke biseduar në mbrëmje rreth tavolinës për gjërat e jetës

Nikolla me Rozën duke biseduar në mbrëmje rreth tavolinës për gjërat e jetës.

Njëfarë kohe Nikolla i thotë Rozës:

“Kurrë mos më lër të jetoj në një gjendje vegjetative, të varur komplet nga një makinë duke u mbajtur në jetë nga një gjë artificiale, t’i fikësh menjëherë pajisjet e mia që më mbajnë gjallë!”.

Pastaj Roza ngrihet, fik televizorin, kompjuterin,  dhe ia heq birrën Nikollës…

Nikolla flet nëpër dhëmbë:

… ‘kjo bushtër!!!

Këndi i humorit: Drejtori i një banke, i shqetësuar për sjelljen e çuditshme të një punonjësi të tij

Drejtori italian i një banke, i shqetësuar për sjelljen e çuditshme të një punonjësi të tij, punëson një detektiv privat dhe e urdhëron të ndjekë punonjësin e tij për një ditë dhe të monitorojë të gjitha lëvizjet e tij, pasi dyshonte se ishte i përfshirë në biznes të pistë.
Detektivi bën punën e tij, kthehet të nesërmen dhe raporton:
“I dyshuari tërheq një shumë shumë të madhe nga llogaria e tij, normalisht del nga banka rreth mesditës, merr makinën e tij, shkon në shtëpinë e tij për drekë, bën dashuri pasionante me gruan e tij, pi një nga purot e tij të shkëlqyera dhe kthehet në punë.
Dhe drejtori duke marrë frymë lehtësuese:
“Ah, dhe unë po mendoja kush e di se çfarë!!!”
Detektivi, duke qeshur, pyet drejtorin:
“Më falni… mund t’ju drejtohem fillimisht me ti?”
Drejtori tund me kokë dhe detektivi thotë:
“E përsëris: i dyshuari tërheq një shumë shumë të madhe nga llogaria jote, del nga banka normalisht në mesditë, merr makinën tënde, shkon në shtëpinë tënde për drekë, bën dashuri pasionante me gruan tënde, pi një nga purotë e tua të shkëlqyera dhe kthehet në punë!!!!”

Këndi i humorit: Drejtori i Përgjithshëm iu ankua Presidentit të Republikës se policia ishte më e tallura

Një mëngjes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, duke u takuar me Presidentin e Republikës, u ankua se policia ishte më e tallura.
Presidenti i Republikës më pas përgjigjet duke thënë se është pjesërisht e vërtetë dhe për t’ia vërtetuar këtë, ai thërret policin e ri në roje në fund të korridorit dhe e urdhëron:
“Shko në shtëpinë time për të parë nëse jam atje dhe kthehu këtu për të raportuar.”
Polici bën shenjën e nderimit dhe largohet duke vrapuar.
Pas pak ai kthehet te presidenti dhe thotë:
“Jo, zoti President, ju nuk jeni në shtëpinë tuaj për momentin”
Në këtë moment presidenti i thotë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë:
“E shihni? Si mund të presësh respekt nga njerëzit kur policët bëjnë budallallëqe të tilla?!”.
Drejtori i Përgjithshëm i përgjigjet:
“Po, keni të drejtë, z. President, por polici që pyete është ende i ri! Ai nuk mendoi se mund t’ju telefononte!!!”

Këndi i humorit: Një polic shkon drejt kutisë së letrave, shikon brenda, mbyll derën dhe kthehet në shtëpi

Një polic shkon drejt kutisë së letrave, shikon brenda, mbyll derën dhe kthehet në shtëpi. Pas pak minutash del sërish, shkon te kutia e letrave, shikon brenda, mbyll derën dhe kthehet në shtëpi.

Polici e përsërit këtë sekuencë disa herë, derisa një fqinj, që e kishte parë, e pyet me kureshtje:

“Sot do të duhet të presësh një letër apo paketë shumë të rëndësishme?!”

Dhe polici:

“Jo, është ai kompjuteri i mallkuar që më thotë gjithmonë se ka postë për mua!!!”.

Këndi i humorit: Mësuesja iu thotë nxënësve

Mësuesja iu thotë nxënësve:

– Në fund të vitit disave prej jush do t’iu lë një kujtim të keq!

-Një nxënës i thotë:

– Fotografinë tuaj?!!!

Këndi i humorit: Duke celebruar një martesë…

Duke celebruar një martesë…
– Ti, burrë pa para, dëshiron të marrësh nuse këtë grua të papunë?!
– Po, e dua!
– Dhe ti, një grua e papunë, dëshiron të marrësh një burrë pa para si burrin tënd legjitim?!
– Po, e dua!
– Atëherë, ju deklaroj: Dy të ngordhur urie!!!


Send this to a friend