Një ditë Nastradini shkoi në mulli. Tek po priste radhën e tij, ai filloi t’i mbushë grushtat me miell nga thasët e të tjerëve dhe t’i hidhte në thasët e tij. Kur mullisi e pa se çfarë po bënte, u tërbua fare dhe filloi t’i bërtiste:
“Hej, çfarë po bën ti aty?”
Nastradini iu përgjigj pa çarë kokën:
“Unë jam një idiot. Unë bëj çfarë më vjen në mendje.”
“Vërtet!” Atëherë pse nuk merr miell nga thasët e tu dhe të hedhësh në thasët e të tjerëve?” – e pyeti mullisi i zemëruar.
“Po, Zotëri, unë jam vetëm një idiot i zakonshëm. Po ta bëja atë gjë, unë do të isha një supëridiot,” iu përgjigj Nastradini me gjakftohtësi.
Na keni lodh me Nastradinin Turk ju si faqe Perparimtare