Nastradini e kishte zakon t’i ftonte herë pa here për darkë hoxhët e tjerë, miq të tij. Një ditë, si rëndom, ai i ftoi dhe ata erdhën. Gruaja e tij e thirri në guzhinë dhe i tha:
-Nuk kemi oriz as gjalp. Në të vërtetë nuk e kemi asnjë kafshatë bukë. Nuk kemi as një copë dru për të bërë zjarr.
Nastradini mori një kazan të madh, e çoi në dhomën e pritjes dhe tha:
-Më vjen keq, por nëse ne do të kishim oriz, gjalp dhe dru për zjarr, do të kishim gatuar supë në këtë kazan gjigant dhe do t’jua kishim shërbyer juve!
Komentet