Nastradini e dërgoi të birin të marrë ujë në krua. Ai ia dha të birit shtambën, ia veshi me shuplaka në të dyja faqet dhe pastaj i tha:
-Shko, merr ujë te kroi dhe ki kujdes të mos e thyesh shtambëm!
Fqinji i tij, duke parë skenën që ndodhi, i tha Nastradinit:
-Ti çfarë po bën, Nastradin? Yt bir nuke theu shtambën. Pse po e ndëshkon fëmijën e pafajshëm?
-E çfarë kuptimi ka ndëshkimi pasi të jetë kryer dëmi? – iu përgjigj Nastradini.
Komentet