Nastradini bleu një copë të madhe mëlçie dhe rrugës për në shtëpi një miku i tijia dha një recetë për të përgatitur një gjellë të mrekullueshme me mëlçi. Nastradini u kënaq aq shumë për recetën sa i kërkoi mikut të tij t’ia shkruante recetën në një letër, që ai të mos e harronte asnjë fjalë të saj.
Ndërsa po shkonte në shtëpi duke menduar për recetën dhe për gjellën e mrekullueshme që do të shijonte atë natë, një sorrë ia mori nga dora mëlçinë dhe fluturoi. Nastradini e pa sorrën me qesëndi dhe i tha:
-Darka jote nuk do të jetë aq e shijshme sa do të kishte qenë darka ime, sepse recetën e kam unë!
Komentet