VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Mario dhe Maria martohen

August 18, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Është natë. Kapiteni i anijes është në gjumë

Është natë.
Kapiteni i anijes është në gjumë dhe marinari në shtyllën kryesore bërtet “tokë, tokë, tokë! kapiteeeen tooooookë!!!!”

Kapiteni zgjohet dhe i thote “O idiot, nuk jemi nisur ende!!!”

Këndi i humorit: Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë

Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë.
I dëshpëruar, polici nxjerr armën. Dy dashnorët të tmerruar kërkojnë falje dhe i luten të mos qëllojë.

Por polici, duke mos dashur të dëgjojë arsyen, merr armën dhe ia drejton vetes në kokë.

Dy dashnorët shikojnë njëri-tjetrin të relaksuar dhe fillojnë të qeshin me zë të lartë.

 

Dhe polici:

“Qeshni ju, qeshni, por pastaj vjen radha juaj!!!…”

Këndi i humorit: Mësuesja e pyet e habitur Pjerinin

Mësuesja e pyet e habitur Pjerinin:

– Pse mbrëmë e puthe vajzën time në errësirë?

Pjerini i përgjigjet:

– Mësuese, tani që e shikova në dritë të njëjtën pyetje po ia bëj vetes sime!!!!

Këndi i humorit: Një pensionist barkmadh ulet çdo ditë në një stol përballë shkollës

Një pensionist barkmadh ulet çdo ditë në një stol përballë shkollës. Aty lexon gazetën dhe shijon spektaklin e fëmijëve kur largohen nga shkolla.
Një ditë drejtori iu afrua dhe e pyeti nëse priste ndonjë fëmijë.
-Jo- iu përgjigj ai- po nga natyra jam kështu!!!

Këndi i humorit: “Gjysh, gjysh! Ulëri si ujku!”

“Gjysh, gjysh! Ulëri si ujku!”
“Jo, bir, jo këtë mbrëmje!”
“Hajde gjysh, të lutem ulëri si ujku!”
“Të thashë jo! Nuk më pëlqen sonte!”
“Gjysh! A ka kaluar shumë kohë që nuk ke bërë dashuri me gjyshen?”
“UUUUHHHH!!!”

Këndi i humorit: Doktor, burri im më neglizhon

“Doktor, burri im më neglizhon: Do të doja ta bëja sërish të dukej si dem”.

“Epo, zhvishu!”.

“Po doktor, çfarë thoni?”.

“Zonjë, nëse doni ta bëni burrin tuaj të duket sërish si dem, le të fillojmë me brirët!!!”.

Këndi i humorit: Pjerini është në dhomën e tij duke bërë detyrat e shtëpisë me gjyshin

Pjerini është në dhomën e tij duke bërë detyrat e shtëpisë me gjyshin, kur në një moment dëgjojnë një zhurmë.

Pjerini del dhe pyet: Mami, mami, çfarë ka ndodhur?

Dhe nëna i përgjigjet: Asgjë, hodha një tenxhere, ishte aq e vjetër.

Pas 5 minutash dëgjojnë një zhurmë tjetër, Pjerini del dhe pyet: Nënë, nënë, çfarë ka ndodhur?

Dhe e ëma i përgjigjet: Asgjë, hodha një mobilie, ishte shumë e vjetër!

Pas 10 minutash nëna e Pjerinit dëgjon një zhurmë dhe pyet: Pjerin, Pjerin çfarë ndodhi?

Dhe Pjerini i pergjigjet: Asgjë, e hodha gjyshin, ishte aq i vjetër!!!

Këndi i humorit: E pyet të ëmën: – Mami ku është gjyshja?

E pyet të ëmën:-Mami ku është gjyshja?
E ëma i përgjigjet:- Gjyshja ra nga çatia dhe tani është në qiell!
I biri habitet:-… O Zot, çfarë saltoje!!!

Këndi i humorit: Një gazetar interviston një marinar pas mbytjes së anijes

Një gazetar interviston një marinar pas mbytjes së anijes:
– Pra, a e dini pse u mbyt anija?
Marinari, i zënë ngushtë:
– Epo, ja… dëgjo, i thashë kapitenit që rubinetin nuk e mbyllja dot!!!

Këndi i humorit: Në studion e dentistit dëgjohet një britmë

Në studion e dentistit dëgjohet një britmë: Oooooooooh! Oooooooooh! Oooooooooooh!
Dentisti qorton pacientin:
– Ore, po të them ndal së bërtituri, nuk të kam prekur as një dhëmb!
– Po, por… po më ke shkelur këmbën, zotëri, më çmënde!
– Ahahahahaha!

Këndi i humorit: Një ditë, në kopshtin e Edenit, Eva i tha Perëndisë

Një ditë, në kopshtin e Edenit, Eva i tha Perëndisë: “Perëndi, kam një problem..

– Çfarë problemi ke, Eva?

– Perëndi, e di që ti më krijove dhe që ti bëre këtë kopsht të bukur dhe atë gjarpër qesharak.. por unë nuk ndihem vërtet e lumtur…

-Si ka mundësi,  Eva?

-Perëndi, ndihem vetëm…dhe jam lodhur vërtet nga mollët…

-Epo Eva në këtë rast kam një zgjidhje. Unë do të krijoj një burrë për ty!

– Çfarë na qenka ky burrë, Perëndi?

Ky “burrë” do të jetë një krijesë me defekte, me shumë anë negative. Ai do të gënjejë, do të tallet me ty dhe do të mburret, duke të dhënë në thelb shumë telashe. Ai do të jetë më i madh se ti dhe më i shpejtë, dhe do të dojë të dalë për gjueti e do të vrasë. Ai do të ketë një vështrim budallai kureshtar, por meqenëse ti ankohesh, unë do ta krijoj që ai të kënaqë nevojat tua fizike të mos jetë shumë i zgjuar, dhe shpesh do të ketë nevojë për këshillën tënd për të menduar saktë!

– Kjo tingëllon si një gjë argëtuese! – Eva komentoi duke luajtur syrin – Ku është problemi?

– Epo… mund ta kesh me një kusht…

– Çfarë?

-Siç ju thashë, ai do të jetë krenar, arrogant dhe i vetëkënaqur… mkështu që duhet ta bëni të besojë se ai u krijua i pari… por mbaje mend… është sekreti ynë… mes grash!

Këndi i humorit: Njëri është shumë i mërzitur nga fakti që dikush i vjedh rregullisht fiqtë nga kopshti i tij

Njëri është shumë i mërzitur nga fakti që dikush i vjedh rregullisht fiqtë nga kopshti i tij.

Ai vendos një fletushkë në pemë:

-Zoti të sheh!

Të nesërmen gjen një fletushkë të dytë poshtë saj:

– Po Zoti nuk spiunon!!!


Send this to a friend