I dashur biri im, po te shkruaj keto dy rreshta, qe ti ta dish qe te kam shkruajtur. Po e more kete leter, do te thote qe te ka arritur (po s’e more, me ço fjale, se ta shkruaj prap).
Po te shkruaj avash-avash, sepse e di qe ti nuk di te lexosh shpejt.
Para ca kohesh ne gazete lexuam qe pjesa me e madhe e aksidenteve ndodhin ne afersi te shtepise, prandaj une dhe babai vendosem qe te nderronim shtepi, dhe te shkonim nje çike me larg.
Nuk e di se si eshte koha atje te ti, por ketu s’eshte dhe aq e keqe (kete jave ra shi vetem dy here: heren e pare zgjati tri dite dhe heren e dyte zgjati kater).
Te pyeta per kohen se, meqe thashe se fillon i ftohti, te dergova nje xhakete te babait (por me tha xhaxhai, qe te ta dergoja pa kopsa, qe te mos peshonte shume ne pliko, sepse ato dreq kopsash llamarine peshojne shume), prandaj ti hoqa kopsat (por nese do t’i vesh, t’i kam futur te xhepi i brendeshem).
Nese e shikon ate vajzen qe te pelqen, pershendete dhe nga ana jone. Nese nuk e shikon, mos i thuaj gje.
Te puth me mall nga larg, mamaja jote e dashur.
P.S.:doja te te fusja dhe ca leke, por e kisha mbyllur zarfin.
Komentet