Kur dëgjon se gjyshi i saj i moshuar sapo ka vdekur, Katja shkon tek shtëpia gjyshërve të saj për të vizituar gjyshen e saj 95-vjeçare dhe ta ngushëllojë atë. Kur pyet se si vdiq gjyshi i saj, gjyshja i përgjigjet: “Ai pati një atak në zemër ndërkohë që po bënim dashuri të dielën në mëngjes”. E tmerruar, Katja i thotë gjyshes së saj se dy njerëz gati 100 vjeç që kanë marrëdhënie seksuale me siguri do të kenë probleme. “Oh jo, e dashur mbesë, shumë vite më parë, duke kuptuar moshën tonë të avancuar, menduam se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur këmbanat e kishës do të fillojnë të bien. Ishte çështje ritmi, ngadalshëm, ëmbël dhe qetësisht. Herë ding, herë dong, derë ding, herë dong.” Ajo pushon, fshin një lot dhe pastaj vazhdon: “Dhe nëse ai kamioni i mallkuar akulloreve nuk do të kishte ardhur, çka na detyroi ta shpejtojmë ritmin, ai do të ishte ende gjallë sot!”
Komentet