Ishte një verë e nxehtë dhe Nastradinin e ftuan në një darkë bashkë me miq të tjerë. Darka filloi me një komposto frutash. I zoti i shtëpisë e mori një garuzhdë dhe filloi të pijë komposton. Sa herë që e hurbte komposton, ai thoshte:
-Oh, unë vdiqa!
Nastradini dhe të ftuarit e tjerë po përdornin lugët dhe nuk po arrinin ta shijonin komposton se a është e shijshme apo e pashijshme. Më në fund, Nastradini e humbi durimin dhe i thirri të zotit të shtëpisë:
-Pse nuk na e jep edhe në garuzhdën dhe ta kemi edhe ne së paku një herë shansin për të vdekur?
Komentet