Ishin mbledhë një ditë kafshët e pyllit e donin të ndërtonin një banjë publike, mirëpo s’i linin ata të bashkisë për lejen e ndërtimit. Pasi u konsultuan, vendosën që të shkonte ariu në bashki për të marrë lejen. Shkon ariu dhe mbas gjysëm ore vjen i mërzitur.
– Hë, – i thotë luani, – të dhanë gjë?
– Jo mor burrë, me ata s’flitet.
Diku nga fundi u dëgjua gomari.
– Po pse e vrisni trurin mer, shkoj unë dhe e marr direkt.
– Ik o gomar, – thotë luani, – kush ta jep lejen ty.
– E shofim ate punë, – thotë gomari dhe niset për në bashki.
Pas 10 minutash kthehet gomari me buzet vesh me vesh.
– Hë ore, – i thotë luani, – e more?
– Po me, si s’e mora!!!
– Ou… – çuditen të gjithë, – e si e more?
Gomari- Ça pyetje qe beni dhe ju, po unë i kam të gjithë shokë ata në bashki….
Komentet