Gjatë rrëzimit të një avioni në shkretëtirë, shpëtojnë një italian dhe një shqiptar, ec e ec nëpër shkretëtirë shumë të etur, italiani gjen një qyp me florinj:
– O sa mirë, gjetëm florinj! – tha shqiptari.
-Jo gjetëm, gjeta,- tha italiani…
Epo mirë, ecën përsëri dhe, pas disa minutash, shqiptari gjeti nje bidon me ujë.
-O sa mirë, gjetëm ujë! -tha italiani.
-Jo gjetëm, gjeta! -tha shqiptari…
-Po mirë, si do ja bëjmë??
-E bëjmë si ne treg?
-Ok atëherë, unë do jem shitësi dhe ti blerësi, – tha shqiptari.
-Mirë, ashtu e bëjmë…
Dhe vihen si në treg, vjen italiani..
-Përshëndetje, një bidon me ujë ju lutem, sa kushton??
-Një qyp me florinj…
-O po si shtrenjt e paske…
-Po mirë, ti bjeri njëherë pazarit rrotull, po gjete më lirë, shko dhe blije.
Komentet