Gjatë një provimi në Akademinë e Policisë, profesori e pyet një student: “Më thuaj sa bëjnë 5+5”. Oficeri i ardhshëm i policisë, pas ndonjë minute ngurimi, përgjigjet: “9, profesor.”
Profesori, habitur nga përgjigja, i thotë: “Ke ngelur, shporru në shtëpi!”
Studentët e tjerë, në kor, i luten profesorit: “Edhe një pyetje, edhe një pyetje.”
Profesori e pyet: “Sa bëjnë 3+3”, e studenti, pas mendon, përgjigjet: “5”.
Profesori, edhe më i zemëruar, i ulëret: “Mbushu për në shtëpi!”
Të gjithë studentët i luten njëzëri: “Edhe një pyetje, profesor, edhe një pyetje!”
“Mirë, thotë profesori. Kjo është pyetja e fundit: Sa bëjnë 1+1”. Studenti mendohet e mendohet dhe përgjigjet: “2”…
Përsëri studentët e tjerë vazhdojnë: “Bëja një tjetër pyetje, profesor, një tjetër pyetje!”
Komentet