Dy shokë vizitojnë Parisin dhe shikojnë se këpucët e krokodilit janë në modë. Atëherë njëri i thotë tjetrit: “Po në qoftë se krijojmë një biznes dhe hapim një dyqan me këpucë krokodili në Shqipëri? Mund të bëhemi shumë të pasur!”
Tjetri përgjigjet: “Mos u shqetëso. Shkojmë në Afrikë dhe kapim ndonjë krokodil.”
Të dy miqtë shkojnë në një lum dhe shohin një alamet krokodili. I qepen krokodilit dhe pas një orë lufte e kapin. Pasi e shikojnë mirë e mirë, njëri prej dy miqve thotë i dëshpëruar: “U lodhëm kaq shumë dhe për asgjë!”
“Pse?”
Tjetri përgjigjet: “Sepse nuk ka këpucë!”
Komentet