Dy policë kanë humbur në shkretëtirë, duke endur në diell për shumë ditë. Në një moment njëri i thotë tjetrit: “Kam shumë etje, nuk duroj dot më!”
Kolegu i përgjigjet: “A e di cili është ilaç i pagabueshëm për etjen? Lëpije një gur!”
“Po, sa keq, këtu ka vetëm rërë…”
“Po, tmerr!”
Të dy vazhdojnë të ecin në dunat e shkretëtirës në heshtje, secili zhytur në mendimet e tij.
Në një moment njëri nga të dy thërret: “Hej, tani unë e kam menduar zgjidhjen … do të ishim të sigurt vetëm nëse gjejmë një lumë!”
“Ti ke të drejtë: në fund të lumenjve ka gjithmonë shumë gurë!” – përgjigjet tjetri.
Komentet