Në një savanë një gjarpër vrapon si i çmendur për të zbuluar nëse ai është helmues, papritmas takohet me xhirafën dhe e pyet: xhirafë, xhirafë, a jam unë helmues?
Dhe xhirafa i pergjigjet: Sinqerisht nuk e di nese je helmues…
Dhe gjarpri u përgjigj: ok faleminderit, bye, bye, bye..
Dhe ai fillon të vrapojë përsëri… më pas pak më vonë takohet me një luan dhe i bën të njëjtën pyetje: luan, luan, a jam helmues???
Dhe luani pergjigjet: Nuk e di, me fal..
Dhe gjarpri i thote: ok faleminderit faleminderit..
Pas disa metrash takohet me një elefant dhe i bën sërish të njëjtën pyetje: elefant elefant, a jam unë helmues???
Dhe elefanti u pergjigj: ti je helmues?? mos me bej te qesh!!! ti je plotësisht i padëmshëm..
Dhe gjarpri merr fryme i lehtesuar: shyqyr se e kisha kafshuar gjuhen!!!!!
E takon pas shumë vitesh dhe i thotë i habitur:
– Nuk të kam parë prej vitesh, ke bërë ndryshime shumë të mëdha: buzë të fryra, flokë të gjata, sy të mëdhenj me qerpikë falso, gjoks të madh, vithe të mëdha… Ke bërë ndryshime shumë të mëdha… Gjon !!!
Këndi i humorit: Një ditë, një vogëlush vjen në dhomën e ndenjes ku babai i tij po lexon gazetën dhe e pyet
Një ditë, një vogëlush vjen në dhomën e ndenjes ku babai i tij po lexon gazetën dhe e pyet:
“Babi, nga vij unë?”
Babai, i cili është krenuar gjithmonë se është modern dhe i përditësuar, fillon t’i shpjegojë të voglit dallimet fiziologjike që ekzistojnë midis dy gjinive, organeve të riprodhimit, të cilat ai i përshkruan me shumë saktësi dhe detaje, marrëdhëniet ndërgjinore, madje edhe teknikat kontraceptive, marrëdhëniet devijuese e tjerë. Vogëlushi, pa i rrahur qepallat, po e dëgjon me gojë hapur. Në fund, babai pyet:
“A isha mjaft i saktë? A iu përgjigja pozitivisht pyetjes, apo ka ende gjëra që për t’i sqaruar?”
Dhe i vogli i përgjigjet:
“Po, babi, në shkollë, shoku im i bankës vjen nga Korça. Po unë, babi, nga vij?”
Bie zilja, Marku i vogël hyp në karrige kap telefonin dhe përgjigjet:
– Pershendetje kush jeni ju?
– Përshëndetje vogëlush, është nëna jote aty?
– Mami dhe babi nuk janë në shtëpi, vetëm motra ime është këtu.
– Në rregull, më jep motrën tënde.
Marku zhduket dhe pas pak kthehet duke bërtitur:
– Më vjen keq, por nuk mund ta lëviz nga djepi!!!
Një fermer dëshiron të bëjë shaka me njërën prej pulave të tij dhe i vjedh fshehurazi një vezë për ta lyer me të gjitha ngjyrat.
Pastaj e vendos sërish mes vezëve të tjera dhe fillon të spiunojë reagimet e pulës.
Megjithatë, kjo mbetet krejtësisht indiferente.
I zhgënjyer, fermeri kthehet në punën e tij kur dëgjon një zhurmë të madhe në anën tjetër të oborrit të fermës dhe shikon: është gjeli duke e zhdëpur fazanin!!!
Klienti i thërret kamarieres:
– Kamariere, është një mizë e ngordhur në supën time!!!
I përgjigjet kamarierja:
– Sa gjynah! Kur e vura re, ajo ishte ende gjallë!!!
– Mami… – thotë Katerina.
– Fol, zemër!
– Mbrëmë kam parë ëndërr se sot do të marr një notë të keqe në shkollë. A nuk është më mirë të rri në shtëpi?!!!
Fëmija pyet nënën:
– Pse ka meshkuj që vishen si femra?
Nëna i përgjigjet fëmijës:
– Hej! Ç’janë këto fjalë!!! Do ta kuptosh kur te rritesh… Dhe pastaj të kam thënë 1000 herë… nuk jam mami, jam babi!!!!!
1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju ecni te ajo dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat.”
Ky është Marketingu Direkt.
2) Jeni në një festë me një grup miqsh dhe ju shihni një femër shumë simpatike. Një nga miqtë tuaj afrohet dhe të thotë: “Ajo femër atje është një fenomen në shtrat”.
Kjo është Reklamë.
3) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju i kërkoni asaj numrin e celularit. Të nesërmen e merrni në telefon dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat.”
Ky është Telemarketing.
4) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju e njihni atë. I afroheni asaj, ia rifreskoni kujtesën dhe i thoni: “A të kujtohet sa jam mirë në shtrat?”
Ky është Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin.
5) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Çoheni, rregulloni paraqitjen e jashtme, i afroheni asaj dhe i ofroni një gotë. Ju tregoni se si
parfumi i saj është i mirë, ju e komplimentoni kostumin e saj, i ofroni një cigare dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat”.
Kjo është Marrëdhëniet me Publikun.
6) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju afroheni tek ajo dhe i thoni: “Unë jam një fenomen në shtrat.”, dhe për më tepër, ju i tregoni asaj fizikun tuaj.
Ky është Merchandising.
7) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ajo vjen tek ju dhe thotë: “Kam dëgjuar se ju jeni një fenomen në shtrat.”
Ky është Branding,
1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumüe të bukur. Ju i afroheni dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat dhe unë zgjas gjithë natën pa u ndalur…”
Kjo është reklamë e rreme dhe dënohet me ligj!!!
Shëtit afrikani nëpër Prishtinë, dhe duke ecur e gjenë një letërnjoftim. Pa u menduar shumë, e fut në xhep.
Pas pak, e ndalon një polic (SHPK) dhe i thotë: letërnjoftimin!
Afrikani pa u hamenduar e nxjerr letërnjoftimin e gjetur dhe ia jep.
– Leonardo Di Kaprio, lexon polici.
-” Allahile, a po më tregon drejt, Titaniku a është fundosur apo është kallë”, e pyet polici afrikanin.
TEMA E HARTIMIT. SEKS, RELIGJION, MISTER
ZHVILLIMI I HARTIMIT: 1. Motra ime është shtatzënë… (seks)
2. Oh, i Madhi Zot! (Religjion)
3. Kush e la shtatzënë?!!! (Mister)
Një djalë dhe një vajzë përpiqen të kenë përvojën e tyre të parë.
Ai është i turpshëm dhe ajo dëshiron ta bëjë atë të ndihet rehat.
Ajo i thotë me sensualitet:
“A do të shohësh se ku më kanë operuar për apendicitin?”
Dhe ai ia kthen:
“Oh jo, i urrej spitalet!!!”
Lajmet me interesante
-
Një i pastrehë në shtëpinë tonë të përbashkët- Tregim i jetuar nga FATBARDH AMURSI
November 30, 2024
-
NDËRRON JETË ZOICA HAXHO, IKONA E BALETIT SHQIPTAR, PRIMA BALERINA E TEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT
November 28, 2024
-
Emil Asdurian, i biri i ikonës së Baletit Shqiptar: Ime më ishte Heroinë që sakrifikoi për Artin, Kombin dhe Familjen!
December 1, 2024
-
NDËRRON JETË SHKRIMTARI I SHQUAR SEJDI BERISHA
-
I mbijetuar nga burgjet komuniste në Shqipëri- Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
November 27, 2024
-
Florjan Haçkaj ‘AMBASADOR I KOMBIT’ (TË RAMËS) APO OPOZITAR! Nga Milaim Nela
December 1, 2024
Lajmet e fundit
-
Zelensky: Ukraina testoi sot raketat e reja të prodhimit vendas
By voal.ch | December 3, 2024
-
BE- Kurti insiston në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve
By voal.ch |
-
Takimi me zonjën Kallas, Kurti zbardh detaje: Kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç
By voal.ch |
-
Vuçiq bisedon me O’Brien për “përshkallëzimin e situatës” në Kosovë
By voal.ch |
-
Hamasi dhe Fatahu afër marrëveshjes për qeverisjen e Gazës pas luftës
By voal.ch |
-
Buxheti 2025- Buxhuku: Është bërë i shkëputur nga politikat ekonomike, i dobët nga ana profesionale. PS e mendon të lehtë fitoren në zgjedhje
By voal.ch |
Komentet