Ceni flet me gjyshin e tij. Paksa në siklet, e pyet:
-Gjysh, kur ishe 20 vjeç, sa shpesh bëje dashuri?
-Eh, nipi im, kur m’i kujton ato kohë të bukura, isha aq i ri dhe në dorë të Zotit. E çfarë më pyesje? Ah, për dashuri. Atëherë bëja MMD.
-Më fal, gjysh, çfarë do të thuash? Ekzistonin edhe atëherë këto, sikur nuk kishit celularë.
-E kam fjalën Mëngjes, Mesditë, Darkë.
-Të lumtë, gjysh, ish vërtet i zoti. Po kur ishe 40 vjeç?
-MMD.
-Edhe 40 vjeç kështu? Gjysh, je fenomen!
-Kështu mendon ti. E kam fjalën: të Martën, të Mërkurën, të Dielën.
-Po kur ishe 60?
-MMD.
-Jo keq, ama!
-Nuk ke kuptuar, nipi im. E kam fjalën: Mars, Maj, Dhjetor.
-Disi ia ke dalë. Po tani që je 80 vjeç?
-MMD.
-Mundet Më Diçka.
Komentet