Babai thirri vajzën dhe me lezet hapi bisedën:
– Dëgjo, xhan i babit.
– Ti tani je 25 vjeçe dhe ke moshën që të gjesh shokun e jetës.
– A e ke menduar ndonjëherë këtë që po të thotë babi?!
– Si s’e kam menduar?!
– Çdo ditë e mendoj, po për martesë babi, kam pretendime se jam me master, – tha vajza.
– Po fol, moj xhani i babit, si e do princin tënd? – vazhdoi babai.
Princin tim e dua që:
– të dije gjuhë të huaja,
– të jetë king,
– të jetë i çmendur pas muzikës,
– të dijë të vallzojë,
– të merret me sport,
– t’i plotësojë të gjitha dëshirat femrës dhe ta mbylli gojën kur t’i them:
“Qepe! Mjaft fole!”
E kuptova: – tha babai.
– Ti s’ke nevojë për burrë, por për një televizor.
Komentet