Kënaqësia është një këngë e lirisë
është lulëzim i të gjitha dëshirave
është një thellësi që kërkon lartësi
është një hapësirë e paskajme
që i ka rrënjët në zemër të tokës.
Kënaqësia
është vjelja e frutave të një vere
heshtja e natës
që e shndërron një xixëllonjë në një yll
është flaka është vera
është harpa që vibron në shpirt
muzikë të ëmbël dhe tinguj të rrëmujshëm.
Kënaqësia
është një thesar me druar që i dridhen
është një nevojë dhe një dalldi
është një kumtar dashurie
është një gurrë e jetës.
Komentet