Hapa të veckël fëmije,
Blu nga të ftohtit kallkan,
Si mund t’ju shikojnë ata e të mos ju mbrojnë?
Oh, Zot i Madh!
Këmbë të vockla me plagë,
Gërvishtur krejt prej gurishtes,
Stërkequr në borë e në baltë!
Njeriu, duke qenë i verbër, s’do t’ia dijë
Se ku i hedh ti hapat, ku lëshon ti
Një lule vezulluese, lule drite,
Se atje ku ti ke vënë
Shputat e vogla të përgjakura
Një zymbyl kundërmues rritet.
Gjithsesi, qëkur ti fëmijë ec
Përmes rrugëve kaq drejt
Ti je trim, askush nuk dyshon.
Këmbët e vockla të fëmijës janë
Dy xhevahirë të vegjël të vuajtur,
Njerëzit si mund të kalojnë pa i parë.
Komentet