Kalaja: Veliaj do ndërtojë kulla te toka e Teatrit, po pastrohen paratë e krimit
Një nga përfaqësueset e Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit Kombëtar, Adriana Kalaja është shprehur se protesta e thirrur nga kjo aleancë është në shërbim të kërkesës që i është bërë Bashkisë së Tiranës për informacion mbi projektin e Teatrit dhe skandalin e vjedhjeve të taksave të qytetarëve tonë.
Kalaja ka theksuar se projekti për Tetarin është vënë në zbatim përpara tre ditësh edhe pse në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, projekti nuk bëhet publik pasi aty do të ndërtohet pallate shumëkatëshe
“Ne si Aleancë kemi organizuar protestën, na është konfirmuar nga Policia e Shtetit dhe Veliaj në kundërshtim me ligjin nuk pranon të japë projektin për Teatrin Kombëtar.
Sot e kësaj dite ai ka filluar punimet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Me çdo kusht ne do të kërkojmë informacion pasi na e jep ligji dhe Kushtetuta. Kësaj nismës tonë janë bashkuar dhe këshilltarët e opozitës dhe kanë që në vitin 2023 që kërkojnë informacion për projektin e Teatrit.
Refuzimi ka vetëm një justifikim, se aty do të ketë kulla për pastrimin e parave dhe jo Teatër.”
Malkja: Të jemi qëndrestarë, nuk mbulohet vjedhja me mbylljen e dritareve
Aktori i njohur, Mehdi Malkja, mbajti një fjalim nga protesta para Bashkisë së Tiranës.
Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të vendosur në kauzat e tyre për të qenë qëndrestarë.
Lexo edhe:
Protesta, Alimehmeti: Kërkojmë mbledhjen urgjent të Këshillit Bashkiak mbi arrestimet e drejtorëve
“Duhet të jemi qëndrestarë si ata të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Duhet të gdhihemi dhe presim këtu.
Nuk mbulohet dot vjedhja me mbylljen e dritareve. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjithëve”, tha ai.
Këlliçi pyet Veliajn ku i ka anëtarët e shtabit elektoral, ia numëron emër për emër hajdutët
Gjatë protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Viajt pas skandalit të dosjes ‘5D’, ka folur edhe Belind Këlliçi, denoncuesi i parë i kësaj afere korruptive.
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi theksoi se protesta e sotme ishte vetëm fillimi për të larguar nga bashkia kreun e organizatës kriminale, Erion Veliajn, i cili së bashku me shtabin e tij kriminal të drejtorëve të besuar, ka grabitur taksat e qytetarëve të Tiranës.
“Erion Veliaj iu ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 130 milionë euro taksa për inceneratorin që nuk ekziston”, tha Këlliçi, i cili po ashtu rikujtoi edhe Ardit Gjoklajn, i riu i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, një ngjarje për të cilën Erion Veliaj dyshohet se ndikoi te prokurori i çështjes për ta mbyllur atë.
Më tej Këlliçi e pyeti Veliajn se ku i ka drejtorët, shtabin elektoral, duke e pyetur një për një me emra për secilin prej tyre.
“I bëj thirrje nga këtu Erion Veliajt – arrestohesh apo jo, ky nuk është problemi ynë. Largohu një orë e më parë nga zyra e kryetarit të bashkisë dhe çliro Bashkinë e Tiranës!
Ti hajdut i pronave publike të qytetarëve të Tiranës. Ti bandit i taksave të qytetarëve të Tiranës. Ti, i cili me bandën tënde, me organizatën tënde kriminale ‘5D’ terrorizove qytetarët e Tiranës në 14 maj.
Ku e ke sot shefin e shtabit elektoral që vodhe në 14 maj votat?
Ku e ke Taulant Tushën?
Ku e ke të deleguarin politik në njësinë 4, Mariglen Qaton, që nuk ka lënë qytetar pa gjobitur?
Ku e ke sot të dërguarin në njësinë nr 1, Redi Mollën?
Ku do e kesh shumë shpejt Herion Rrapajn e Kombinatit që nuk ka lënë asfalt elektoral pa shtruar në Tiranë pa vjedhur qytetarët?
Ku i ke banditët e tu, kryetaren e Partisë Socialiste në Laprakë, Eglantina Zëren? Ku e ke?
Pse nuk dilni këtu?”