I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorin Sonila Meço për të komentuar deklaratat e bëra nga ish zv.kryeministri, Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, ishte anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi duke bërë deklarata të forta mbi futjen e parave ruse në inceneratorin e Tiranës.
Këlliçi ka bërë të ditura faktet e reja që kanë dalë në dritë mbi vjedhjen e inceneratorëve ku sipas dokumentar të reja, pronari i 40% të inceenartorit të Tiranës Blerim Hoxha dhe bashëkëpronarët e kompanisë së tij financohen nga para ruse.
“Ahmetaj ka konfirmuar të gjitha ata që ne i kemi bërë publike dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe dokumenta konfirmoi SPAK e ka fshehur këtë aferë. Është e pamundur që të bëhet një hetim i detajuar për shtëpinë e Ahmetaj dhe nga ana tjetër të mos hetohet se ku kanë shkuar 60 milionë euro që janë vjedhur.
SPAK nuk ndërpret kontratën sepse dhe ditën e sotme janë vjedhur 80 mijë euro në qytetin e Tiranës dhe nga ana tjetër të mos ketë asnjë masë për personat që janë realisht përgjegjës.
Në gusht të viti të kaluar është vendosu në sekuestro inceneratori i Tiranës dhe ka kaluar me administrator shtetëror. Kam mua që po unoj me grupin e ekspertëve dhe përse nuk p ndërpritet kontrata sepse është lidhur me dokumenta të falsifikuar, me mashtrim ndërkombëtar dhe duhet të kontrollohen paratë përmes administrimit shtetëror. Edhe para dy ditësh janë aguar 1.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.
Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% aksionare në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerin Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë eARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse.”