I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte analisti, Nikola Kedhi.
Kedhi është shprehur se bandat dhe Open Ballkan janë kthyer në një shqetësim serioz që për pasojë janë ngritur si çështje në Senatin amerikan në SHBA.
Problemi i bandave shqiptare është kthyer në një shqetësim që është ngritur edhe në Senatin amerikan dhe kjo është shumë serioze. Kjo çështje dhe Open Ballkan duhet parë se si transmetohen nga terreni në Senat. Eskobar e ka pranuar se Open Ballkan është një problem që po shqetëson SHBA-në.
Janë dy gjëra ose janë kthyer në shqetësim në territorin e SHBA ose janë kthyer në shqetësim për Shqipërinë dhe territoret që janë me rëndësi strategjike për SHBA-në. Çështja e Open Ballkan është në dy aspkete si ajo e ekonomik dhe ajo politik. Në aspektin ekonomik nuk përfiton Shqipëria por përfiton Serbia. Shqipëria duhet të ndryshojë ekonominë nga ekonomi konsumatori në një ekonomi që prodhon dhe kjo bëhet vetëm nëse produktet të jenë kompetitive.
Në aspektin gjeopolitik sjell një Serbi shumë më të fortë në aspektin ekonomik në krahasim me vendet e tjera duke parë se ky shtet është në një këmbë në lindje në një këmbë në Rusi dhe në një këmbë në Europë e SHBA. Ky fuqizim i Serbisë bëhet shpesh herë dhe me shkeljen e syrit nga perëndimi indirekt fuqizon dhe Rusinë e kjo është parë si një problem i madh në Senatin e SHBA.