RRUGA ME PLEPA
Nirvanës
Plepa të zverdhur.
Gjethe të shtruara mbi rrugë.
Duke shkelur mbi gjethet e verdha po vi .
Çfarë surprize, moj e dashur,
Ti ma paske shtruar rrugën me flori?
1964

NJË MBRËMJE
E fejuara një mbrëmje më shihte në sy
Dhe nëna kënaqej
Me ne të dy…
Shihja,
Nuse,
Syrin çunit,
Ju jetoni tjetër kohë,
Ju jetoni tjetër jetë,
Sytë e burrit un’ i pashë
Veç pas pesë a gjashtë vjet…
1967

RRËNJA
Ҫdo rrënjë
Ushqen
Kërcellin e saj,
Trungun e vet.
Dihet…
Ky është ligj biologjik…
Madre Tereza ishte Rrënja
Që kërcejtë e i ushqente njëlloj të gjithë.
1999
MADRE TEREZA
Mes një jete të zezë, të zezë,
Ti ishe dhe jetë e bardhë, e bardhë,
Moj Madre Terezë…
Një jetë të tërë vadite me dashuri
Pemë dhe bisqe që i kërcënonte
Vjeshta dhe dimri
Tharja
Zverdhimi…!
1999

MOTHER TERESA
BY ILIRIAN SHIMA
Komentet