Presidenti i ri Hashim Thaçi ka folur para të pranishmeve në sheshin “Skënderbeu” për agjendën e tij gjatë kohës sa do ta ushtrojë këtë detyrë. Thaçi mes tjerash është zotuar se do ta forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në botë. Thaçi i ka përmendur katër prioritetet e tij.
Këto janë katër çështje kryesore që do të fokusohet presidenti i ri;
1. Çështja e parë ka të bëjë më kushtetutën përkatësisht me sistemin demokratik. Presidenti i ri ka thënë se do të punojë fort për forcimin e identiteti shtetëror dhe se do të jetë roje i kushtetutës. Në këtë aspekt, Thaçi ka thënë se do të jetë i paanshëm politikisht.
2. Do të luaj rol kushtetues në afirmimin e Kosovës në aspektin e jashtëm të Kosovës.
3. Vazhdimi i dialogut me Serbinë. Ky është obligim dhe zotim karshi komunitetit ndërkombëtar. Dialogu nuk ka tjetër alternativë. Pajtimi mes dy popujve do të ndodhë.
4. Sot politika është bërë një fushëbetejë monotone mes liderëve. Kjo fushëbetejë nuk jep për zhvillim ekonomik. Do të punoj që tranzicioni ekonomik të punojë po aq shpejtë sa tranzicioni politik, raporton “zëri.info”.
Komentet