DOHA – Katari kërkon një mbledhje urgjente të Lidhjes Arabe për bombardimet e ushtrisë siriane që shënjestrojnë qytetin e Alepit prej disa ditësh, ndërkohë që Moska nuk do të bëjë presion mbi Damaskut për ndërprerje të sulmeve.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, “i deleguari i Katarit në organizatën panarabe që ka selinë në Kajro kërkoi mbajtjen e një mbledhje për të biseduar mbi përshkallëzimin e rrezikshëm të dhunës në Alep dhe të masakrave të kryera nga forcat e regjimit sirian ndaj civilëve”.
Kjo kërkesë vjen në një moment që Rusia përjashtoi sot mundësinë për t’i kërkuar aleatit të saj sirian të ndërpresë sulmet ajrore në Alep, ku rreth 200 000 persona banojnë në pjesën rebele, siaps shifrave zyrtare.
Komentet