Ekipi olimpik i Kosovës pritet që të marrë pjesë në lojërat mesdhetare që këtë vit mbahen në Tarragona
Spanja dëshiroi me çdo kusht të ia ndaloi Kosovës që të marrë pjesë në këto gara, por insistimi i madh i Komitetit Olimpik ndërkombëtar bëri që megjithatë spanjollët të pranojnë pjesëmarrjen e kosovarëve në Lojërat Mesdhetare Olimpike që këtë vit mbahen në Tarragona të Spanjës
Reagimi i mënjehershëm erdhi nga mediat katalonase të cilat kanë shkruar vazhdimisht për Kosovën këto ditë dhe pjesëmarrjen e tyre në këto lojëra. Ato e kanë cilësuar Kosovën triumfuese, pasi detyroi Spanjën ti pranojë ata në këto lojëra.
Kështu gazeta prestigjioze e Katalunisë, ‘L’Esportiu de Catalunya’ në ballinën kryesore të saj ka shkruar titullin “Mirësevini”.
Nuk ishte kjo e vetmja media që ka shkruar për Kosovën dhe ekipin olimpik të Kosovës.
Përndryshe Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as pasaportën e saj. /GazetaExpress/

Bravo Catalonia.Ben Vinita
Viva poeple Catalonia
Haste la vista
Favenido
New York
Viva Kosovo
Viva Catalonia
Favenido