BARCELONË – Në krahinën spanjolle të Katalonias nesër do të mbahen zgjedhjet rajonale, të cilat, në varësi të rezultateve, mund të jenë historike dhe mund të çojnë përfundimisht në shkëputjen e kësaj krahine nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në territorin e Evropës.
Në votimin “vendimtar” për Katalanian do të marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7.5 milionë banorë dhe 196,000 të tjerë që jetojnë jashtë saj, të cilët pritet të votojnë përmes konsullatave spanjolle.
Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore në të cilën katalanasit zgjedhin qeverinë e re provinciale, kjo do të mund të rritet në diçka më shumë se kaq, nëse partitë separatiste fitojnë shumicë absolute në parlamentin provincial, ata pritet të realizojnë premtimin e tyre të mëparshëm të shpalljes së pavarësisë nga Spanja brenda 18 muajve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Deri më tani, sondazhet para-zgjedhore flasin për faktin se zgjedhjet në Katalonia mund të nënkuptojë fundin e Spanjës në formën e të cilit ky vend ekziston më shumë se 500 vjet.
Sipas sondazheve të kryera në qershor të këtij viti, 42.9 përqind e katalanasve janë për pavarësi të krahinës, 50 përqind ishin kundër dhe 7.1 përqind e popullatës të pa përcaktuar. Megjithatë, supozohet se dy partitë separatiste në zgjedhjet e së dielës mund të fitojnë rreth 50 përqind të votave, nëse ata bashkojnë forcat, do të thot se ata mund të marrin mjaftueshëm vende në parlament.
Me nisjen e iniciativës për pavarësinë e Katalanjës, plasën mosmarrveshjet mes partisë së Konvergjencistëve të Artur Mes dhe Partisë Unio, të cilat vepruan të bashkuara në skenën politike në 37 vitet e fundit nën emrin CIU.
Artur Mas nga partia udhëheqëse katalanase e Konvergjencës partisë dhe partia Unio (CDC) më pas kanë arritur marrëveshje me partinë majtiste ERC, parti kjo që që është rivale e vjetër e CDC -së, por me të cilët janë dakorduar vetëm në kërkesën vendimtare për pavarësi. Aleancës së re i është bashkangjitur edhe partia separatiste “Together for Yes” (Së bashku për “po”).
Artur Mas, i cili është edhe presidenti aktual i Katalonjës, në paraqitjen e tij të mbrëmshme në televizionin e Katalonjës, në shenjestër kishte udhëheqësit botërorë, si dhe kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy.
“Rezultatet e zgjedhjeve nuk do t’i përcaktojnë tregjet, as Barack Obama, e as David Cameron apo Angela Merkel, dhe as Mariano Rajoy. Pavarësisht mesazhin e komunitetit ndërkombëtar, si dhe vlerësimin e disa ekspertëve të ekonomisë, pavarësia varet vetëm nga populli i Katalanjës,” tha Mas.
Qendrat e votimit në zgjedhjet e së nesërmes në Katalania do të hapen në orën 09:00 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në ora 20:00.
Provinca spanjolle e Katalanias është krahina më e zhvilluar ekonomikisht, kurse sipas parashikimeve të disa ekonomistëve, rajoni do të zhvillohet edhe më tej nëse se ajo bëhet e pavarur. Në raportin e Qendrës për Politikë Evropiane të Barcelonës ‘Think Tank’, theksohet se ekonomia do të rritet më shpejt, papunësia do të jet më e ulët, dhe pagat do të jenë më të larta pas pavarësisë së Katalonjës.
– Çfarë do të ndodhë me La Liga-n
Në një deklaratë të përbashkët në fund të javës së kaluar, Shoqatat e bankierëve spanjollë paralajmëruan se shpallja e pavarësisë do të krijonte pasiguri juridike dhe do të çojnë në andej që bankat duhet të rishikojnë praninë e tyre në rajon.
Kur është fjala për komunitetin ndërkombëtarë, deri më tani Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel publikisht kanë mbështetur tërësinë e Spanjës, ndërsa, për shembull, Partia Kombëtare Skoceze ka mbështetur referendumin.
Në sport, pavarësia e Katalanias do të nënkuptonte fundin e rivalitetit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Ligën spanjolle. Këshilli i Sportit deklaroi se Barcelona – kampioni aktual i Spanjës dhe kampioni evropian, nuk do të lejohet të luajë në La Liga, nëse Katalonia shkëputet nga Spanja, ndërsa nga klubi theksojnë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këtë debat.
Komentet